Kérastase Blond Absolu Cicaplasme Heat Protectant
Blond Absolu Cicaplasme – Kérastase
Kush thotë se duhet të zgjidhni mes kujdesit për ngjyrën bionde dhe mbrojtjes nga nxehtësia gjatë stilimit? Tani mund t’i keni të dyja, falë Blond Absolu Cicaplasme nga Kérastase – një serum termombrojtës që riparon dhe mbron flokët biondë.
Dëshironi flokë biondë më të fortë, të butë dhe me pamje të shëndetshme? Tani mund t’i keni! Nuk ka pse të hiqni dorë nga tharësja vetëm sepse keni lyer flokët.
SI FUNKSIONON?
Cicaplasme është një trajtim leave-in për flokët biondë, që ndihmon në riparimin e dëmtimeve dhe mbron flokët nga nxehtësia deri në 230°C. Në të njëjtën kohë, zbut dhe lëmon në mënyrë të dukshme sipërfaqen e flokut.
PËRFITIMET
- 69% më shumë butësi*
- 56% më pak dëmtime në sipërfaqen e flokut*
- Flokë 32 herë më të fortë*
- Mbrojtje nga nxehtësia deri në 230°C*
PYETJE TË SHPESHTA
A mbron Cicaplasme flokët nga mjetet e stilimit me nxehtësi?
Po. Cicaplasme mbron flokët nga nxehtësia deri në 230°C.
A mund të përdoret edhe në ngjyra të tjera flokësh?
Po. Edhe pse është krijuar posaçërisht për nevojat e flokëve biondë, është i sigurt për t’u përdorur edhe në flokë me ngjyra të tjera.
A duhet të shpëlahet?
Jo. Cicaplasme është një trajtim leave-in dhe nuk ka nevojë të shpëlahet. Aplikoni 1–2 pompa në pëllëmbë dhe shpërndajeni në gjatësitë dhe majat e flokëve.
Cilat janë rezultatet?
Cicaplasme ndihmon në riparimin dhe forcimin e menjëhershëm të fibrës së flokut, duke lëmuar zonat e dëmtuara dhe duke reduktuar këputjen. Gjithashtu mbron flokët nga nxehtësia deri në 230°C dhe nga faktorët agresivë të jashtëm.I’m