Natasha Denona - Tan Eyeshadow Palette
Natasha prezanton paletën e padiskutueshme të verës: TAN EYESHADOW PALETTE – një koleksion timeless me 14 nuanca të reja neutrale, të frymëzuara nga tonet kafe të rërës, së bashku me një nuancë ikonike ND.
E frymëzuar nga e famshmja TAN CHEEK PALETTE, kjo paletë sjell në jetë pamjen e lëkurës së nxirë nga dielli, tonet e ngrohta dhe shkëlqimin perfekt veror të Saint-Tropez.
Falë pigmenteve profesionale me famë botërore të Natasha-s dhe teksturave të lehta për t’u përdorur, çdo nuancë ofron pigmentim intensiv, aplikim të njëtrajtshëm dhe qëndrueshmëri të gjatë.
Paleta kombinon gjithçka që ju nevojitet për të krijuar look-e ndriçuese, nga dita në mbrëmje:
- 3 nuanca me përfundim kremoz mat
- 6 nuanca metalike, përfshirë një nuancë me teknologjinë “back injection”, e njëjtë me atë të nuancës virale Mia
- 3 nuanca metalike me glitter
- 3 tekstura kremoze mat që shkrihen në mënyrë perfekte me lëkurën
Një paletë e gjithanshme dhe elegante, ideale për të krijuar look-e të ngrohta, bronzed dhe plot shkëlqim gjatë gjithë verës.