Kérastase Bain Apres-Soleil After-Sun Shampoo
Kérastase Soleil Bain Après-Soleil – Shampo Pas Diellit
Shampo pas diellit, i pasuruar me ujë kokosi, i krijuar për të pastruar butësisht flokët pas ekspozimit në diell dhe për të larguar mbetjet e klorit, kripës dhe rërës, duke ndihmuar në parandalimin e tharjes së flokëve.
Formula me teksturë transparente në formë xheli pastron dhe freskon skalpin dhe flokët, duke dhënë një ndjesi të menjëhershme freskie. Flokët hidratohen në thellësi dhe rigjallërohen, duke fituar menjëherë një pamje më të lëmuar, të butë dhe me shkëlqim.
Përfitimet:
- Hidraton thellësisht flokët e tharë nga dielli
- Largon butësisht kripën, klorin dhe rërën
- I lë flokët të lëmuar dhe me shkëlqim
- Freskon dhe pastron skalpin
- Rigjallëron flokët pas ekspozimit në diell
- I parfumos flokët me një aromë të lehtë dhe afatgjatë, me nota verore të jaseminit dhe tuberozës
Mënyra e përdorimit
Aplikojeni në flokë të lagur pas ekspozimit në diell. Masazhoni butësisht skalpin dhe gjatësitë derisa të krijohet shkumë, më pas shpëlajeni mirë. Përsëriteni nëse është e nevojshme.