Kérastase Chronologite Masque Intense Régénérant
Masque Intense Régénérant nga Kérastase është një maskë revitalizuese për rininë e flokëve. E pasuruar me acid hialuronik dhe Abyssine, kjo maskë është krijuar për flokët e dobësuar nga shenjat e maturimit: thatësia, mungesa e shkëlqimit, humbja e volumit dhe trashësisë, si dhe elektrizimi/frizz.
Kjo mask zbut fibrën e flokut, lehtëson krehjen dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë, duke i dhënë flokëve të maturuar një ndjesi të dukshme butësie dhe shëndeti.
Tekstura e saj përhapet lehtësisht nga rrënjët deri te majat, duke formuar një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e flokut, e cila e mbron atë nga faktorët e jashtëm. Flokët mbështillen me aromën karakteristike Chronologiste, duke e kthyer kujdesin për flokët në një ritual luksoz.
Mënyra e përdorimit: Aplikojeni pas larjes me Bain Régénérant. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni mirë.
Vazhdoni me Overnight Youth Serum për rezultate optimale.
Zgjohuni me flokë më të plotë, më të shëndetshëm dhe më të lëmuar.