Kérastase Gloss Absolu Frizz-Glaze Cream

Kérastase Gloss Absolu Frizz-Glaze Cream

250 ml
Lek 4,400.00
Sale price  Lek 4,400.00 Regular price  Lek 4,900.00
Skip to product information
Kérastase Gloss Absolu Frizz-Glaze Cream

Kérastase Gloss Absolu Frizz-Glaze Cream

Lek 4,400.00
Sale price  Lek 4,400.00 Regular price  Lek 4,900.00
Size

Krem styling kundër frizz-it për flokë të dendur dhe të padisiplinuar

Frizz-Glaze Cream nga Kérastase është një krem styling kundër frizz-it, i krijuar posaçërisht për flokë të dendur me tendencë për t’u elektrizuar dhe për të humbur formën në kushte lagështie. Formula e pasuruar me glicerinë, acid hialuronik, acid glikolik dhe vaj trëndafili të egër ofron deri në 4 ditë stilim pa frizz, edhe në temperatura të larta dhe lagështi të madhe.

Përfitimet kryesore:

  • Deri në 4 ditë kontroll të frizz-it
  • Mbron flokët nga lagështira deri në 98%
  • Hidraton dhe ushqen fibrën e flokut
  • Lëmon flokët dhe kontrollon fijet e padisiplinuara
  • Përmirëson shkëlqimin dhe butësinë
  • Ndihmon në ruajtjen e hidratimit brenda fibrës së flokut
  • Ofron një përfundim të lëmuar, elastik dhe me shkëlqim
  • Formulë pa silikon

Tekstura e saj kremoze ndihmon në kontrollin e frizz-it dhe të fijeve që dalin jashtë, duke i lënë flokët më të disiplinuar, të butë dhe të lëmuar. Formula ndihmon gjithashtu në balancimin e hidratimit të flokëve, duke ruajtur lagështinë e nevojshme brenda fibrës dhe duke kufizuar depërtimin e lagështirës së tepërt nga ambienti.

Si përdoret:
Aplikoni një sasi të përshtatshme në gjatësitë e flokëve të lagur. Shpërndajeni në mënyrë të njëtrajtshme dhe më pas thajini flokët me tharëse. Stilojini sipas dëshirës.

Aroma:
Një kombinim elegant i notave të freskëta të agrumeve me një buqetë luksoze lulesh. Një aromë e rafinuar dhe sensuale që e shndërron rutinën e kujdesit për flokët në një përvojë luksoze.

Për rezultate optimale:
Kombinojeni Frizz-Glaze Cream me produktet e tjera të linjës Kérastase Gloss Absolu. Filloni me Bain Crème Hydra-Glaze për pastrim dhe shkëlqim, më pas përdorni Masque Crème Hydra-Glaze për kujdes dhe hidratim intensiv.

You may also like