KERASTASE Gloss Absolu Glaze Drops For Long Hair Prone To Frizz
Kérastase Gloss Absolu Glaze Drops është një vaj i lehtë me efekt intensiv glossing, i krijuar për flokë të gjatë dhe me tendencë për t’u elektrizuar/frizuar, që kanë nevojë për zbutje, lëmim dhe shkëlqim maksimal.
Formula e tij e specializuar, e pasuruar me vaj trëndafili të egër, i jep flokëve një pamje të jashtëzakonshme glossy, duke ruajtur lëvizjen e tyre të lehtë dhe natyrale.
Përfitimet
- Veprim kundër frizz-it deri në 4 ditë*
- Flokë me shkëlqim glossy deri në 4 ditë*
- Zbut dhe lëmon fibrën e flokut
- Jep shkëlqim intensiv dhe pamje të lustruar
- Teksturë e lehtë, jo e yndyrshme
- Nuk i rëndon flokët
- Pipeta precize ndihmon në aplikimin e sasisë ideale për një rezultat perfekt
Si përdoret?
Aplikoni disa pika, në varësi të gjatësisë dhe dendësisë së flokëve, në gjatësitë dhe majat e flokëve të thatë ose të tharë lehtë me peshqir.
Mos e aplikoni në rrënjë për të shmangur rëndimin e flokëve.
Aroma
Një aromë e frymëzuar nga haute couture, me nota shpërthyese agrumesh dhe një buqetë luksoze lulesh.
Notat e sipërme: Agrume & limon
Notat e zemrës: Buqetë lulesh
Notat bazë: Vanilje & dru sandali
Një kombinim i ekspertizës së Kérastase në kujdesin e flokëve dhe artit të parfumerisë luksoze, për një përvojë jashtëzakonisht sensuale dhe elegante.
Për të maksimizuar rezultatin, kombinojeni me pjesën tjetër të linjës Gloss Absolu:
- Bain Hydra-Glaze – pastron dhe përgatit flokët për shkëlqim maksimal.
- Fondant Insta Glaze – ushqen dhe kujdeset për flokët.
- Glaze Drops – hapi final për një përfundim ultra-glossy, të lëmuar dhe elegant.
Sa shpesh mund ta përdor?
Mund ta përdorni sa herë dëshironi, veçanërisht kur dëshironi t’u jepni flokëve më shumë shkëlqim dhe një përfundim më të lëmuar.
A i bën flokët me yndyrë?
Jo. Formula ka teksturë të lehtë dhe jo të yndyrshme. Për rezultat optimal, aplikojeni vetëm në gjatësitë dhe maja, duke shmangur rrënjët.