L’Oréal Professionnel Serie Expert Vitamino Color Spectrum Mask
L’Oréal Professionnel Serie Expert Vitamino Color Spectrum Mask është një maskë profesionale e krijuar për flokët e ngjyrosur, veçanërisht për të ruajtur intensitetin, shkëlqimin dhe gjallërinë e ngjyrës.
Formula e saj ndihmon në ushqimin dhe zbutjen e fibrës së flokut, duke përmirësuar pamjen e flokëve të trajtuar me ngjyrë dhe duke i lënë më të butë, më të disiplinuar dhe më të lehtë për t’u krehur. Është ideale për flokët që kanë nevojë për kujdes intensiv pas ngjyrosjes, pa kompromentuar shkëlqimin e ngjyrës.
Përfitimet:
• Ndihmon në ruajtjen e intensitetit të ngjyrës
• I jep flokëve shkëlqim të dukshëm
• Ushqen dhe zbut flokët
• Përmirëson krehshmërinë
• Ndihmon në mbrojtjen e fibrës së flokut
• Ideal për flokë të ngjyrosur dhe të trajtuar kimikisht
Përdorimi: Pas larjes me shampo, aplikojeni në gjatësitë dhe maja. Lëreni të veprojë për disa minuta, më pas shpëlajeni mirë.
Sqarim:
Vitamino Color është zgjedhja klasike për mirëmbajtjen e flokëve të ngjyrosur, ndërsa Vitamino Color Spectrum është versioni më i ri dhe më i avancuar i linjës, i orientuar më shumë te ruajtja e ngjyrës, shkëlqimi dhe mbrojtja e ngjyrës nga faktorët që e zbehin.